Wednesday , 1 August 2018

TAKSA E ARSIMIT DO TE APLIKOHET EDHE NE LEZHE

Modeli i ndjekur në Tiranë nga kryebashkiaku i saj Erion Veliaj ka nxitur edhe Bashkinë e Lezhës që të kërkojë aplikimin e taksës për arsimin.Kjo taksë e re është bërë publike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak e cila ka kaluar me votat e shumicës së anëtarëve të këtij këshilli.Në fakt përfaqsuesit e Partisë Socialiste kërkuan më tepër shpjegime në lidhje me këtë taksë të re, përgjigjë që e dha dhënë vetë kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.Ai u shpreh se kjo taksë do të jetë e përkohshme dhe se prinderit nuk do të paguajnë më për roje apo sanitare.

Në këtë mbledhje u miratuan me shumicë votash të djathta dhe të majta paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2018-të, i cili kap vleren e 11 miliard lekeve ku pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojnë për pagat e administrates.

Taksa e Arsimit
Për familjarët do të jetë 1 000 lekë
Njësia e Prodhimit 10 000 lekë
Subjektet ndërtuese 20 000 lekë

Lexoni dhe kete

THETHI ME FLUKS TURISTESH  KETE SEZON VEROR

Ky sezon turistik ka njohur një numër të lartë turistësh, sidomos në fundjava, në zonën …