Wednesday , 29 June 2022

TAKSIA DEL NGA RRUGA, 1 E VDEKUR DHE 4 TE PLAGOSUR

Një grua humbi jeten dhe 4 persona të tjere mbeten të plagosur, pasi automjeti taksi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas nje grumbull gursh të mëdhenj.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes në autostraden Milot-Mamurras, në afersi të mbikalimit të Sanxhakut në Kurbin.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Prena Gjetani 56-vjeçe si dhe u plagosen nusja e djalit të saj Alda Gjetani 30-vjeçe bashkë me dy fëmijet e mitur dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi L. D 40-vjeç. Të plagosurit u dërguan me urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi moren ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Sipas të dhënave, familja nga Kurbini ishte nisur me taksi drejt aeroportit të Rinasit, ku do të udhetonin jashtë vendit.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, që nga dhënat paraprake dyshohet të ketë ndodhur nga përgjumja dhe shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesi i taksise.

Ky është aksidenti i 11 që ndodh në rruget e Qarkut të Lezhës në harkun kohor të 9 ditëve me një bilanc 3 të vdekur dhe 22 persona të plagosur. Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm dhe Policinë Rrugore e cila ka shtuar prezencen e saj në terren, ku brenda dy javesh janë ndëshkuar me masa administrative mbi 1 mijë drejtues automjetesh të cilët janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që behen burim aksidentesh.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LE NE BURG ISH-DREJTORIN E OSHEE MIRDITE

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i arrestuar dy …