Thursday , 14 November 2019

TATIMET 831 KONTROLLE NË 10 DITËT E PARA TË TETORIT

Strukturat e Monitorimit në Terren të Tatimeve gjatë periudhës 1-10 Tetor 2019, kanë kryer 831 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 156 shkelje të legjislacionit tatimor. Referuar njoftimit zyrtar të Tatimeve, 6 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

Ndërkohë, 26 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim kuponi tatimor (rasti i parë) dhe 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

Gjithashtu, Tatimet njoftojnë se 21 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët:

13 subjekte- “biznes i vogël”
8 subjekte – “biznes i madh”
7 tatimpagues pa pajisje fiskale të instaluar
12 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune
41 tatimpagues dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Lexoni dhe kete

SHQIPËRIA E “GJYMTUAR” NGA EMIGRIMI

Shifrat nuk mund të gënjejnë dhe ato tregojnë se shqiptarët ndër vite janë larguar, gjysëm …