TATIMET ME NJOFTIM PËR BIZNESET

Nga dita e nesërme, 24 mars, 34 aktivitete ekonomike që janë edhe subjekte të tatimit nuk do të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se nga data 24 mars në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë nuk do të lejohet të punojnë lokalet e natës, ambiente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, qendrat Tregtare si dhe çdo njësie tjetër qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, tregtia me pakicë në armët dhe municionet, artikujt ushtarak, sportive dhe kozmetike.

Ndërkohë do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin të gjithë ata biznese që kryejnë aktivitet ne fushën e prodhimit bimor dhe shtazor, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobileve,prodhimi i energjisë,prodhimi dhe furnizimi me ujë, si dhe shërbimet e pastrimit, ndërtimit te ndërtesave, apo dhe subjekte të punimeve inxhinierie.

Po ashtu do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin edhe shërbimet delivey, si dhe do të lejohet edhe transporti i mallrave si në rrugë detare dhe ajrore ashtu edhe nëpërmjet transportit tokësor. Të gjitha këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

MYFTINIA SHKODËR NË NDIHMË TË SHOQATËS SË INVALIDËVE SHKODËR

Myftinia Shkodër vijon të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, veçanarisht në muajin e …