Wednesday , 19 February 2020

TË AKUZUAR SI PJESËTARË TË NJË ORGANIZATE TERRORISTE, BIEN AKUZAT

Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse këtë të enjte kjo Prokurori shkrihet sepse krijohet SPAK, ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, njërit prej të akuzuarve nga ky organ si pjesëtar i një organizate terroriste. Këtij organi i janë dashur plot 3 vite për të vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabaza ligjërisht. Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.

Në nëntor të 2017, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua, por rezultoi si tërësisht e pavërtetë. Tashmë, çështja do të mbyllet përfundimisht nga gjykata me vendimin që do të merret me 26 dhjetor.

Lexoni dhe kete

VOLTANA ADEMI REAGON PER NGJARJEN

Pranë administratorit te Vllaznisë Suad Licit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. e cila …