TE ARDHURAT, 47% NE 6-MUAJIT E PARE TE VITIT

Pavarsisht faktit se Bashkia Shkoder ka rritur pritshmerite ne realizimin e te ardhurave per vitin 2017, situata ne 6-mujorin e pare paraqitet ndryshe.  Realizimi i treguesve kryesore te te ardhurave dhe shpenzimeve, sipas planit vjetor dhe planit te periudhes nuk tregon te ardhura sipas pritshmerive.  Perkatesisht ne 6-muajt te pare te vitit te ardhurat e saj ne total jane 47% e planit vjetor ndersa realizimi ne 6-mujor eshte 81%. Kjo konsiderohet si aspak pozitive, per faktin se ne 6 muajit e pare pritshmerite e realizimeve jane me te shumta, per shkak edhe te takses kryesore, asaj te biznesit te vogel, e cila depozitohet deri ne daten 31 qershor.

Te mendosh kete, 6 muajt e dyte te vitit pritet qe te ardhurat te kene nje renie te ndjeshme, me perjashtim te Velipojes. Ndersa vihet re se ne keto 6 muaj nuk ka patur asnje te ardhur nga ndertesa ne pronesi apo ne perdorim, ne territore te miratuara si fshatra turistik. Po ashtu te ardhurat nga toka bujqesore ka qene ne nivelin vetem 9%. Pavarsisht hoteleve qe Shkodres nuk i mungojne, vjelja e takses se fjetjes eshte bere vetem ne masen 10%, ne shifer tejet e ulet per 6 mujorin e pare te vitit.Te ardhurat nga sponsorizimet jane ne masen 3%. As qendrat komunitare nuk kane patur asnje te ardhur duke shenuar keshtu nivelin 0. Por Bashkia Shkoder duket se pervec mungeses se te ardhurave,  ka probleme edhe me shpenzimet. Konkretisht ne total ne 6 mujorin e pare te vitit jane kryer vetem 19% e shpenzimeve ne total.

Lexoni dhe kete

NDRYSHON PROEDURA E BLLOKIMIT PER BIZNESET E PARREGJISTRUARA

Nje udhezim i ri per procedurat tatimore ka percaktuar rregulla te reja per bllokimin e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin