Monday , 23 September 2019

TË ARRESTUARIT PËR INCIDENTET NË KZAZ 3 SHKODËR

Gjykata e Apelit Shkodër la një ditë më parë të lirë ish-deputetin Bardh Spahia. Nga masa e sigurisë “arrest shtëpië”, atij iu dha masa e re “detyrim paraqitje” pas incidenteve në shkollën “Shejnaze Juka”. Por, dje nuk ka pasur vendim vetëm për ish-deputetin Spahia, pasi Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë edhe 5 të arrestuarit e tjerë për sulmin në KZAZ numër 3.

Kështu, Apeli la me “detyrim paraqitje” dy punonjësit e policisë bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi, specialistin e bujqësisë Adi Garuci, Aleks Ndojin dhe 17-vjeçarin Orlando Thepi. 5 personat akuzoheshin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Arrestimi i tyre erdhi pas sulmit të KZAZ numër 3 me 18 qershor. Ndërkohë, janë hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin e paligjshëm.

Lexoni dhe kete

DIVORCI KTHEHET NE TRAGJEDI

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar nga Lezha, i cili u aksidentua qëllimisht …