Wednesday , 26 June 2019

TE BURGOSURIT E REÇIT, KERKESE NDAJ METES DHE GJONAJ

Pas të burgosurve në burgjet e Drenovës dhe Burrelit edhe të burgosurit e burgut të Reçit në Malësinë e Madhe i janë drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe presidentit Meta me një peticion ku i kërkojnë zgjerimin e amnistisë me rastin e festave të fundvitit. Persona që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç në kërkesën e tyre ashtu si bashkëvuajtësit e tyre në burgjet e tjera të vendit e bazojnë tek vendimet e padrejta të gjykatave.

Në letër ndër të tjera thuhet: “E nderuar Ministre duke qenë se në sistemin gjyqësor kemi marr vendime të padrejta dhe abuzive dhe në pamundësi për rishqyrtimin e të gjitha dosjeve, kërkojmë nga ana juaj që amnistia të prek të gjithë kategoritë e të dënuarve përjashtuar të dënuarit për terrorizëm, ata për dhunë në familje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Peticioni mban firmën e 64 të dënuarve në burgun e Reçit, shumica prej të cilëve nuk përfshihen në amnistinë e paralajmëruar për festat e fundvitit. Drafti i paraqitur i cili ende nuk është miratuar parashikon amnisti për 900 të burgosur ku përfshihen të dënuarit deri në tre vite që kanë marr vendimin e formës së prerë deri më 30 nëntor 2018, ata që iu ka mbetur edhe dy vite nga dënimi, për femrat mbi 50 vjeç dhe për meshkujt mbi 60 vjeç. Amnistohen gjithashtu personat të cilët në kohen e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më pak se kaq. Ndërkohë përjashtohen nga amnistia të dënuarit për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, vepra penale kundër, moralit, dinjitetit, fëmijëve dhe familjes. Po ashtu nuk përfshihen në draftin e amnistisë personat që kanë kryer krime zgjedhor dhe ata të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Lexoni dhe kete

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim …