Saturday , 7 December 2019

TE DEMTUARIT NGA TERMETI QE STREHOHEN NE VELIPOJE

Deri tani në Shkodër kanë mbërritur rreth 250 persona të prekur nga termeti kryesisht nga zona e Durrësit. 80 rej tyre janë sistemuar në Velipojë në një nga hotelet private të zonës. Vetë banorët shprehen të kënaqur me kushtet e ofruara ndërsa ata shpresojnë se nuk do rrinë edhe shumë gjatë larg shtëpive të tyre.

Të prekurit nga termeti kanë edhe porosi për politiken që sipas tyre nuk duhet ta shfrytëzoi kët moment por të kontribuojnë për të situaten.

Në total në qarkun Shkodër kryesisht në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës janë sistemuar rreth 250 persona kryesisht nga Durrësi dhe Thumana të cilët janë sistemuar në Shkodër në ambiente private. Nga ana tjetër Bashkia Shkodër ka ofruar shërbim për të sistemuar 250 persona në konviktet e saj duke ju ofruar ushqimin dhe gjitha trajtimet e nevojshme elementare.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …