Sunday , 29 November 2020

TË DIELËN NË “LORO BORIÇI”, VLLAZNIA – DEVOLLI PËR KUPË

Sezoni i ri futbollistik pas dy muajsh do të startojë më në fund këtë të dielë dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimet e para të cilat do të luhen, do të jenë ato të Kupës së Shqipërisë. Duke qenë se vonesa ka krijuar shumë probleme me kalendarin, institucioni i futbollit ka vendosur që të ndryshojë skemën e këtij kompeticioni dhe tashmë nuk do ketë më takime vajtje- ardhje, por vetëm një ndeshje të vetme.

Kështu do të nisë që të dielën me ndeshjet e turit të parë kur Vllaznia sipas kalendarit paraprak, do të presë në Shkodër ekipin e Devollit.

Ideja paraprake ka qenë për ta luajtur këtë ndeshje në fushën sportive “Reshit Rusi”, por në fund është vendosur që ajo të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” sepse trajneri Brdariç dëshiron të shohë futbollistët e tij në këtë fushë pas plot 2 muajsh larg saj për shkak të punimeve që janë bërë në tapetin e saj.

Nisur edhe nga diferencat në kualitet në mes dy ekipeve, kualifikimi nuk pritet të jetë një problem për Vllazninë, megjithatë stafi dëshiron të bëjë shumë kujdes. Kuptohet që sfida me Devollin do të jetë një test për kuqeblutë sepse vëmendja e tyre është e përqendruar maksimalisht te sfida e së mërkurës për kampionat me Apoloninë.

Edhe ajo do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe Vllaznia ka mundësinë që ta startojë ashtu si duhet sezonin e ri futbollistik në të cilin ka pretendime krejt të tjera në krahasim me sezonet e kaluara.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …