TË DIELËN NË “LORO BORIÇI”, VLLAZNIA – KASTRIOTI, BRDARIÇ & MARKU: DUHET KUJDES, NA DUHET TA FITOJMË KËTË NDESHJE

Kjo e shtunë do të mbetet gjatë në kujtesën e trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç. Ai do të festojë ditëlindjen e tij të parë në Shkodër dhe 46 vjetori i tij i ka sjellë në fakt shumë surpriza nga tifozët dhe jo vetëm.

Vetë ai, edhe në konferencën për shtyp është shprehur i lumtur dhe i ka falenderuar të gjithë për urimet e shumta, por nga ana tjetër, është ndalur edhe tek ndeshja e rradhës me Kastriotin, për të cilën ka thënë se skuadra duhet të bëjë shumë kujdes në fushën e lojës.

Përkthimi: Dua të faleminderoj të gjithë për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin. E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm.

Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet. Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë dhe do kemi ulje-ngriitje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë.

Përkrah trajnerit Brdariç në konferencën e sotme për shtyp ka qenë edhe mesfushori Herald Marku i cili është shprehur se Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e rradhës dhe ndaj tij nuk duhet gabuar sepse vendi i parë ruhet duke fituar ndeshje të tilla…

Ndeshja Vllaznia- Kastrioti e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore do të luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …