Wednesday , 18 September 2019

TË DIELEN NISIN KAMPIONATET E MOSHAVE NË FUTBOLL

Pas Superligës, këtë fundjavë do të nisë edhe kampionati i kategorisë së parë në futboll por edhe ato të moshave. Shorti për këto të fundit është hedhur ditën e djeshme dhe sipas tij dy ekipet e Akademisë Vllaznia do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë me ekipet respektive të Laçit. Kuptohet që të dy ekipet kuqeblu që drejtohen sërish nga Luan Zmijani dhe Brikeno Bizi, do të tentojnë ta nisin kampionatin me fitore, pavarësisht se fusha e Laçit është shumë e vështirë. Gjithsesi ekipet e Akademisë Vllaznia do të mundohen të bëjnë një paraqitje sa më të mira edhe në këtë kampionat.Nga ana tjetër, risia për këto kampionate është edhe pjesmarrja e dy ekipeve të tjera të Shkodrës. Kështu, në kampionatin e 19 vjeçarëve merr pjesë ashtu si dhe sezonin e kaluar ekipi i Akademisë Ajaks i cili këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Haris Lika. Ndërkohë në kampionatin e 17 vjeçarëve, këtë sezon do të marrë pjesë edhe ekipit i Klubit të Futbollit Shkodra. Të dy këta të fundit, sipas kalendarit të hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit do t’i luajnë ndeshjet e para ndaj ekipeve respektive të Tiranës dhe takimet do të luhen në kryeqytet. Padyshim që edhe këto dy ekipet e tjera shkodrane do të mundohen të paraqiten sa më mirë në kampionat, por kuptohet që vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek ekipet e Akademisë Vllaznia të cilat do të synojnë të jenë pretendentë për fitimin e titullit kampion edhe në këtë sezon.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …