Sunday , 29 November 2020

TË DIELËN NISIN KAMPIONATET E MOSHAVE TË FUTBOLLIT

Vendimi për të nisur kampionatet, do t’i gjejë në fushë edhe ekipet e moshave. Të parët që do të startojnë janë kampionatet e 17 dhe 19 vjeçarëve. Ekipet e Akademisë Vllaznia ndeshjet e javës së parë do t’i luajnë në Pezë- Helmes ndaj ekipeve respektive të Internacional.

Te Vllaznia sivjet të dy ekipet pritet të kenë pretendime dhe veçanërisht fokusi më i madh do të jetë i përqendruar tek ai U19. Trajneri Luan Zmijani ka në dispozicion një grup të talentuar lojtarësh të cilët premtojnë shumë për të ardhmen e për rrjedhojë, ato do të mundohen të tregojnë vlerat e tyre edhe në kampionat.

Pak më ndryshe është situata tek Vllaznia U17 por trajneri Bizi gjithsesi ka treguar se në çdo sezon arrin që me ekipin e tij të jetë mes pretendentëve. Për këto arsye, kuqeblutë 17 dhe 19 vjeçarë do të synojnë t’i nisin mbarë kampionatet e sivjetme prandaj do të kërkojnë fitoren në ballafaqimet e para ndaj ekipeve të Internacional.

Akademia Vllaznia ka nisur prej tre muajsh përgatitjet dhe është gati për këtë start që vonoi shumë të vinte dhe tashmë pritet të merren edhe rezultatet e punës së bërë. Po në kuadrin e kampionateve të moshave, në Kategorinë Superiore sivjet do të marrin pjesë edhe ekipet e Klubit të Futbollit Shkodra, të cilët ndeshjet e para do t’i luajnë me Partizanin në Tiranë.

Edhe ekipet e tjera shkodranë kanë ambicjet e tyre në kampionat dhe do të kenë objektivin për t’u renditur sa më lart në tabelën e klasifikimit.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …