Wednesday , 21 February 2018

TË DIELEN RIKTHEHEN KAMPIONATET E FUTBOLLIT TË MOSHAVE

Kupa e Shqipërisë në futboll për moshat ka përcaktuar skuadrat finaliste por ndeshjet finale do të zhvillohen pas 10 ditësh dhe në këtë kontekst, tashmë futbolli i moshave do të vazhdojë rrugëtimin e tij me ndeshjet e fazës së dytë të kampionateve. Ata do të nisin ditën e dielë me takimet e javës së 12-të dhe sipas kalendarit, ekipet e Akademisë Vllaznia do t’i luajnë ndeshjet e tyre në Shkodër. Kundërshtarë do të kenë ekipet e Akademisë së futbollit kryeqytetas. Tek takimi i 19 vjeçarëve, Vllaznia finaliste e Kupës, ende nuk ka arritur objektivin e saj në kampionat ngaqë për momentin ndodhet jashtë dy vendeve të para që të çojnë në plej- of.

Për këtë arsye, do të kërkojë ta nisë me fitore këtë vit. Kundërshtari i saj ka tre pikë më pak në renditje dhe padyshim që edhe ata vijnë në Shkodër për të fituar por shpresohet që djemtë e trajnerit Zmijani të mos ua japin këtë mundësi sepse ata po gëzojnë një formë shumë të mirë aktualisht dhe këtë e demostruan edhe në ndeshjet e kupës. Ndërkohë disi më e lehtë pritet të jetë përballja e 17 vjeçarëve. Vllaznia pas 11 javësh kampionat siç dihet udhëheq tabelën e renditjes dhe është një nga pretendentet për titull ndërkohë që ekipi i Akademisë ndodhet në vendin e nëntë të renditjes. Megjithatë, skuadra shkodrane nuk duhet kurrsesi ta nënvlerësojë kundërshtarin sepse sa herë që ka ndodhur kështu, ajo e ka pësuar.

Trajneri Zhejani e ka të qartë këtë gjë dhe ka punuar fort gjatë kësaj periudhe për të rregulluar disa gjëra që nuk kanë shkuar në skuadër dhe që sollën eliminimin që në çerekfinale të Kupës sepse nuk ka dëshirë që të ndodhë e njëjta gjë edhe në ndeshjet e kampionatit.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …