Monday , 26 February 2018

TE DIELEN ZGJEDHJET NE KOMUNEN E ULQINIT

Të dielen e katër shkurtit në Komunen e Ulqinit zhvillohen zgjedhjet lokale. Të drejtë vote në komunen jugore të vendit fqinjë me shumicë shqiptare të drejtë vote kanë 19 mijë e 918 shtetas.  Në garë për të zgjedhur këshillin e komunës I cili më pas zgjedh e kryetarin e njësisë vendore janë 8 parti dhe dy koalicione. Edhe në këto zgjedhje partitë politike Shqiptare shkojnë të përçarë. Forca e Re Demokratike dhe lideri I saj Nazif Cungu kërkojn edhe një mandat të tretë në krye të Komunës së Ulqinit. Ndërsa ish kryetari I Komunës Fatmir Gjeka kryetar I Partisë Demokratike në këto zgjedhje paraqiten me një koalicion të prej tre partish shqiptare. Ndërsa Unioni Demokratik I Shqiptarëve me listë në vete.

Ndërsa sipas parashikimeve dhe sondazheve të deri tanishme, janë Partia Demokratike e Socialistëve e ish kryeministrit Millo Gjukanoviq, e cila ka pësuar rritje këto vitet e fundit, por edhe duke përfituar nga përçarja e partive shqiptare. Po kështu ajo që ka shtuar konkurencen mes partive tradicionale të Ulqinit është edhe lëvizja qytetare URA. Nga ana tjetër dhjetori dhe janari në gjithë territorin e Komunës së Ulqinit u përfshinë nga investime me fonde vendore dhe me ato qeveritare. 71% e popullsisë prej 23 mijë banorëve janë Shqiptarë, e ndërsa këto zgjedhje konsiderohen si tejët të rëndësishme pasi që nga pluralizimi politik kanë qenë partitë shqiptare ato që kanë mbajtur pushtetin në këtë njësi vendore.

Lexoni dhe kete

PRESIDENTI META TAKIM ME KREUN E “FORCES” NE MAL TE ZI: SHQIPTARET TE BEHEN BASHKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, …