Breaking News

TË ENJTEN, BURRAJ E SMAJLAJ NË MITINGUN E BEOGRADIT

Atleti shkodran Franko Burraj do të marrë pjesë ditën e enjte në një miting ndërkombëtar që do të zhvillohet në Beograd të Serbisë. Pas paraqitjeve shumë të mira të bëra së fundmi në dy garat e zhvilluara në Turqi ku mori medalje të artë dhe vendosi rekord të ri kombëtar, ai do të synojë të njëjtën gjë, edhe në aktivitetin e rradhës. Trajneri Bruno Rrotani është I bindur tek suksesi I sportistit të tij ngaqë ai gëzon aktualisht një formë shumë të mirë sportive.

Në Beograd, Burraj këtë herë ka udhëtuar pa trajnerin Rrotani por do të jetë nën shoqërinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës dhe atletit tjetër shkodran Izmir Smajlaj. I pyetur nëse do të ndikojë mungesa e tij tek sportisti, trajneri që e stërvit prej tre vitesh, përgjigjet.

Në mitingun e sallave të mbyllura të Beogradit, si Burraj ashtu edhe Smajlaj do të synojnë vendet e para dhe rekorde të reja në 400 metra dhe kërcim së gjati.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …