TË ENJTEN FINALJA E KUPËS SË FEMRAVE VLLAZNIA – APOLONIA

Të enjten në orën 19.00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e edicionit të 11-të të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra ku për të diskutuar fitoren e këtij trofeu do të ndeshen Vllaznia dhe Apolonia.

Në kampin shkodran tashmë janë gati për këtë sfidë dhe kuptohet që në rradhët e futbollisteve por edhe stafit teknik ekziston bindja se edhe ky trofe do të bëhet pronë e tyre. Një ditë para kësaj sfide, trajneri Nikolin Leka në një intervistë për televizionin Rozafa shprehet i sigurtë se edhe ky trofe do të mbërrijë në Shkodër mbrëmjen e së enjtes…

Futbollistet shkodrane por edhe stafi teknik dhe ai drejtues duken të vendosur për t’i dhuruar Shkodrës të 14-tin trofe në këto 7 vite ekzistencë të këtij ekipi.

Një ecuri mbresëlënëse dhe e jashtëzakonshme e Vllaznisë së femrave që padyshim premton që këto shifra t’I pasurojë me të tjerë trofe edhe në vitet e ardhshme.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …