TË ENJTEN NDESHJA PLAY- OUT, “VLLAZNIA B”- ORIKUMI

Në klubin shkodran sigurisht që të gjithë janë të fokusuar tek ekipi i parë por ndërkohë nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes as Vllaznia B. E renditur e parafundit në grupin A, për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë, këtij ekipi do t’i duhet të fitojë ndeshjen finale të plej- autit ndaj Orikumit. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të luhet pasditen e së enjtes në orën 16.30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Pavarësisht se tashmë është i fokusuar maksimalisht edhe tek ekipi i parë, trajneri Ervis Kraja në një prononcim të tij thotë se do të bëhet maksimumi që e gjithë djersa e derdhur nga ekipi B gjatë gjithë sezonit të mos shkojë dëm dhe prandaj do të tentohet fitorja në këtë takim.

Klubi i Tërbunit të Pukës në fakt ka bërë një kërkesë zyrtare në Federatë që ndeshja Vllaznia B- Orikumi të shtyhet ngaqë në rast të rënies së ekipit shkodran nga Superliga, shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe ata mund të përfitojnë. Por Federata duket e vendosur në punën e vet dhe ka vendosur që ndeshja të luhet pasditen e së enjtes.

 

Lexoni dhe kete

SITUATA E VLLAZNISË, ÇËSHTJA KRYESORE NË “SPORT ARENA”

Situata e krijuar tek Vllaznia dhe rreziku I rënies së saj nga Superliga, ka qenë …