Friday , 27 November 2020

TĖ ENJTEN NĖ ELBASAN FINALJA E KUPĖS U-17: VLLAZNIA- TIRANA

Tė enjten nė orėn 13.30 nė “Elbasan Arena” do tė zhvillohet ndeshja finale e Kupės sė Shqipėrisė pėr grupmoshėn U-17. Nė finale siē dihet kanė dalė Vllaznia dhe Tirana. Kėto janė dy prej ekipeve mė tė mira edhe nė kampionat dhe pėr kėtė arsye, ky ėshtė njė tregues se nė rradhėt e tyre ato kanė elementė qė spikasin. Vetė Federata Shqiptare e Futbollit duket se po i kushton njė rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe futbollit tė moshave duke e kthyer vėmendjen drejt tyre. Fakti qė luhet nė njė stadium tė mirė siē ėshtė ai i Elbasanit apo edhe transmetimi drejtėpėrdrejtė i kėtij takimi nė ekranin e televizionit publik shtetėror, tregon mė sė miri interesimin e kėtij institucioni pėr kėtė ndeshje.

Vllaznia U-17 sigurisht qė ėshtė e vendosur pėr tė synuar fitoren e kėtij trofeu. Pavarėsisht se mbi tė gjitha rėndėsi ka qė t’i mėsojnė kėta fėmijė tė luajnė bukur futboll, kur vjen puna pėr tė diskutuar fitimin e njė trofeu, sigurisht qė dėshira ėshtė pėr ta rrėmbyer atė. Skuadra duket e pėrgatitur pėr kėtė gjė dhe trajneri Alban Neziri ėshtė optimist pėr suksesin e kuqebluve nė finale. Nga ana tjetėr, pėr kėtė ndeshje ka njė interesim edhe nga ana e drejtuesve tė klubit Vllaznia tė cilėt e kanė grumbulluar ekipin njė natė para ndeshjes nė Elbasan nė mėnyrė qė futbollistėt e tij ta pėrgatisin siē duhet kėtė finale.

Vllaznia U-17 jo mė kot ėshtė nė finale sepse siē dihet, ajo edhe nė kampionat ėshtė nė vendin e parė nė renditje. Kėto arritje janė falė punės sė mirė qė ėshtė bėrė gjatė gjithė kėsaj periudhe, por mbi tė gjitha, edhe prej pėrbėrjes shumė tė mirė qė ajo ka. Pėr tė gjitha kėto, pasditen e sė enjtes pritet qė trofeu i Kupės sė Shqipėrisė tė marrė rrugėn drejt Shkodrės.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISƋ SƋ FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …