TË ENJTEN NË ELBASAN FINALJA E U-19, VLLAZNIA- SHKËNDIA

Pasditen e së mërkurës në “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për 19 vjeçarët. Do të ndeshen me njëri- tjetrin ekipet e Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës. Trajneri i ekipit kuqeblu Luan Zmijani, në një prononcim për televizionin Rozafa një ditë para ndeshjes deklaron se futbollistët gëzojnë një formë shumë të mirë sportive dhe shpreh bindjen se ata do të paraqiten denjësisht në këtë finale.

I pyetur nëse ka besim se do të sjellë trofeun në Shkodër, Zmijani përgjigjet.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kushtuar një rëndësi të madhe kësaj finaleje teksa ajo do të tranmetohet drejtëpërdrejtë në dy ekrane të rëndësishme kombëtare ndërkohë që hyrja e tifozëve në stadium për të parë këtë finale do të jetë falas.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË EDHE TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë treguar edhe njëherë tjetër vlerat e tyre duke u shpallur fitues …