TË FTUARIT NË “SPORT ARENA”: VLLAZNIA MERR PIKË NË LAÇ

Tre rezultatet e fundit pozitive të ekipit të Vllaznisë kanë rritur besimin tek kjo skuadër por edhe tek ambjenti sportiv në Shkodër. Shumë njerëz të sportit, duke analizuar paraqitjet e fundit të kuqebluve mendojnë se ata janë në gjendje të marrin edhe një rezultat të kartët pozitiv në ndeshjen që do të luajnë të mërkurën në Laç. Ky ka qenë mendimi i shprehur edhe nga të ftuarit në emisionin “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa.

I ftuar në këtë emision ka qenë edhe boksieri më i mirë i Shqipërisë për vitin 2017, sportisti i Vllaznisë Krenar Zeneli i cili premtoi të tjera rezultate të larta edhe në  vitin 2018, duke nisur nga Kampionati Europian që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Rumani.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 SHPALLET KAMPIONE PËR ZONËN E VERIUT

Vllaznia U-15 është kampionia e parë e shpallur për sezonin 2017-2018 në futbollin e moshave …