Tuesday , 18 December 2018

TË HËNEN SHORTI, VLLAZNIA OBJEKTIV KTHIMIN NË SUPERIORE

Më në fund është vendosur: Ditën e hënë në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti I kategorisë së parë, kategori në të cilën sivjet merr pjesë edhe Vllaznia. Kampionati i kësaj kategorie siç dihet do të startojë më 9 shtator. Ndërkohë, pasditen e djeshme Komiteti Ekzekutiv I Federatës ka bërë publik disa vendime ndër të cilët edhe atë të ndarjes së grupeve të kësaj kategorie. Ashtu siç pritej, pas kërkesës së bërë nga Klubi Besa, kavajasit do të luajnë në grupin B.

Kjo do të thotë se për kuqeblutë tashmë ka një kundërshtar më pak dhe për këtë arsye, rruga e tyre drejt rikthimit në Superligë në fund të sezonit duket edhe më e lehtë tashmë. Kundërshtarja e tyre kryesore për këtë gjë pritet të jetë Dinamo ndërkohë që ekipet e tjera pjesmarrëse në Grupin A janë edhe Iliria e Fushë-Krujës, Erzeni i Shijakut, Besëlidhja e Lezhës, Korabi i Peshkopisë, Burreli, Shënkolli, Vora dhe Veleçiku i Koplikut. Një ndarje e tillë padyshim që favorizon Vllaznia për ngjitjen në kategorinë Superiore megjithatë përveç Dinamos, kundërshtarë për t’u vlerësuar janë edhe Besëlidhja apo dhe Erzeni.

Gjithsesi, shkodranët janë të vendosur për të bërë siç duhet detyrën e tyre për rikthimin në mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar. Kampionati I kategorisë së parë pritet të jetë I fortë megjithatë skuadra që tashmë drejtohet nga Hasan Lika është duke u përgatitur për ta nisur mbarë garën. Luajtja në disa fusha të vështira si ato të Peshkopisë, Burrelit dhe ndonjë tjetër, kuptohet që do ketë vështirësinë e vet dhe për këtë arsye, në kampin shkodran janë të vetëdijshëm për t’u përgatitur për t’i kaluar me sukses këto sfida të vështira.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …