Wednesday , 18 September 2019

TË HUAJT SHPENZUAN 854 MILIONË EURO NË SHQIPËRI

Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga jugu në veri po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin e shqiponjave. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel rekord prej 854 milionë eurosh, me një rritje prej 8.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2.1 milionë të huaj, me një rritje prej 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendin e parë e zunë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga maqedonasit, grekët, italianët, anglezët, malazezët, gjermanët, polakët, amerikanët, spanjollët etj.
Shtimi i tyre ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, ndonëse operatorët turistikë pohojnë se të huajt që vijnë në Shqipëri, përgjithësisht nuk janë dorëlëshuar. Në grupin e turistëve që po frekuentojnë së fundmi bregdetin shqiptar mes nordikëve, çekëve dhe polakëve, hotelet vlerësojnë se asnjëri prej grupeve nuk njihet për ndonjë shpenzim domethënës.  Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ata shpenzuan 697 milionë euro në udhëtimet e tyre jashtë në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 2.7 milionë shqiptarë.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …