“TE LIDHIM BESEN PER PAJTIM” NE SHKODER

Shoqata “Operazione Colomba” ne bashkepunim me zyren e Avokatit te Popullit ka zhvilluar nje takim ne qytetin e Shkodres. Tema e ketij takimi ishte: “Heroi i vertete eshte ai qe fal, jo ai qe vret”. Ne fokus te ketij takimi ishte hakmarrja dhe gjakmarrja ne vendin tone, si nje fenomen qe po denon kete popull.

Nderkohe te pranishem ishin edhe perfaqesues te dy komuniteteve fetare ne qytetin e Shkodres, te cilet dhane mesazhin e tyre per te falur.

Ky event do te zhvillohet per 3 dite me rradhe ne qytetin e Shkodres, ndersa me pas do te zhvillohet ne fund te Shtatorit ne Tirane dhe ne fund te Nentorit ne Vlore. Qellimi kryesor eshte per te kapercyer fenomenin e gjakmarrjes dhe per ta arritur nje gje te tille eshte e rendesishme puna e drejtperdrejte me familjet e prekura nga ky fenomen.

Lexoni dhe kete

TĂ‹ TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODĂ‹R

Myftinia ShkodĂ«r ka dhuruar disa pako ushqimore kĂ«tĂ« tĂ« enjte pĂ«r shoqatĂ«n e personave me …