TË MARTËN ZHVILLOHET ASAMBLEJA E SHUMËPRITUR E VLLAZNISË

Dita e martë do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Vllaznisë. Data 26 qershor është caktuar për mbledhjen e Asamblesë së Përgjitshme të Klubit të Futbollit Vllaznia dhe pas përfundimit të saj, pritet që të ketë vendime të rëndësishme për të ardhmen e këtij klubi. Në fakt, në rendin e ditës është vetëm një pikë, ajo e miratimit të pasqyrave financiare të vitit 2017, gjë që është e detyrueshme sipas ligjit. Por, përveç kësaj pike është e qartë se do të ketë edhe shumë gjëra të tjera për t’u diskutuar dhe miratuar. Vetë kryebashkiakja Ademi e bëri të qartë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak se të gjitha pyetjet që këshilltarët do kenë në lidhje me Vllazninë, t’i depozitojnë në Sekretari dhe ato do të marrin përgjigje në mbledhjen e Asamblesë.

Çka do të thotë se kjo mbledhje do të ketë shumë diskutime dhe debate. E rëndësishme është që prej saj të dilet me vendime konkrete të cilat do ndihmojnë pastaj në ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë sepse për momentin çdo gjë duket e bllokuar. Dorëheqja e paraqitur nga administratori Astrit Gjyrezi pritet të miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës dhe njëkohësisht të emërohet administratori i ri. Por para se të ndodhë kjo, duhet sqaruar pozicioni i Këshillit aktual Mbikëqyrës. Ka patur aludime për dorëheqje të tij por kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu, ka patur aludime për krijimin e një Këshilli të ri, madje në media dolën edhe emrat e propozuar.

Ajo çfarë diskutohet është se do të ketë një miksim të Këshillit aktual me emrat e propozuar, duke bërë që të shtohet numri i tyre. E rëndësishme është që kjo të marrë zgjidhje brenda mbledhjes së nesërme sepse nëse kjo procedurë zgjat, do të jetë në dëm të skuadrës. Vllaznia e re duhet të nisë sa më parë punë sepse pjesmarrja në kategorinë e parë nuk do të jetë aq e lehtë sa mendohet. Prandaj dhe drejtuesit duhet të shpejtojnë për të hedhur piketat e ndërtimit të skuadrës së ardhshme.

Lexoni dhe kete

FESTOJMË PËR GJERMANINË, PO DOLI KOHA KUJTOHEMI EDHE PËR VLLAZNINË

Insert. Kjo është festa e tifozëve gjermanë pas fitores në shtesë 2 – 1 ndaj …