TE MERKUREN RINISIN PROTESTAT E MINATOREVE KUNDER QEVERISE

Ditën e mërkurë rinisin protestat e minatorëve kundër qeverisë Rama, e cila po zvarrit miratimin e statusit të minatorit.Protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe nëse institucionet nuk do reagojnë do të ketë përshkallzim te tyre.Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar këtë të hënë të shoqatave të minatorëve, grupeve te interesit dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Kreu i KSSH-s, Kolë Nikollaj, tha se partitë politike nuk do lejohen ti bashkohen protestës së miniatorëve, pasi sipas tyre çështja e statusit të minatorit nuk mund jetë për konsum politik për partitë e tepsisë.

Në një linje me Nikollën ishte edhe kreu i Sindikatës Minatorëve Tafë Koleci, ndërsa të pranishmit në takim hodhën edhe idenë e bllokimit të insitucioneve.

Lexoni dhe kete

TREGTARET E SHENGJINIT NE PROTESTE PARA BASHKISE LEZHE

Dhjetra shitës ambulant të Shëngjinit janë dyndur pranë dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e …