TË PREMTEN FINALJA E U-17, VLLAZNIA – SHËNKOLLI

Kampionati kombëtar i 17 vjeçarëve ka mbërritur në fund tashmë dhe pasditen e së premtes do të shpallet ekipi kampion. Ky i fundit do të dalë pas finales në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Shënkollit, finale kjo që do të luhet në orën 17.30 në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Ekipi shkodran ka mbyllur përgatitjet për këtë sfidë dhe duket i gatshëm për ta kurorëzuar me sukses edhe këtë ndeshje të fundit.

Trajneri Brikeno Bizi në një intervistë për televizionin Rozafa shprehet se djemtë që ai drejton, e meritojnë këtë trofe nisur nga paraqitjet që kanë bërë gjatë gjithë sezonit.

Fakti që është finale sigurisht që ka shumë dilema brenda por cilësia dhe kualitetet që ka brenda Vllaznia U17 e bëjnë atë favorite për të fituar dhe në fakt do të ishte diçka e mirë sepse ky ekip ka disa sezone që ka provuar ta fitojë këtë trofe, por nuk ia ka dalë dhe duket se tani ka ardhur momenti.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …