Monday , 25 January 2021

TĖ PREMTEN NIS KUPA E SHQIPĖRISĖ PĖR GRUPMOSHAT

Ashtu si sezonin e kaluar, edhe kėtė sezon, Federata Shqiptare e Futbollit do tė organizojė aktivitetin e Kupės sė Shqipėrisė pėr grupmoshat U-17 dhe U-19. Njė garė ku do tė marrin pjesė tė gjithė ekipet e vendit dhe pėr tė shpallur fituesit do tė zhvillohen disa ture. Ndeshjet e turit tė parė do tė zhvillohen pikėrisht ditėn e premte.

Ekipet e Akademisė Vllaznia natyrisht qė nisen si pretendente ngaqė edhe nė kampionat janė nė vendet e para nė renditje. Nė ndeshjen e turit tė parė, ekipi U-17 do tė ndeshet me lezhjanėt e Portos ndėrsa ekipi U-19 do tė ketė pėrballė ekipin e Akademisė sė Futbollit tė Tiranės. Tė gjitha ndeshjet e Kupės sė Shqipėrisė do tė zhvillohen nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz. Akademia Vllaznia natyrisht qė spikat me elementin e saj megjithatė ndeshjet e Kupės sė Shqipėrisė do tė jenė njė tjetėr test pėr tė parė gjendjen e tyre konkrete. Drejtuesit e klubit i kanė dhėnė prioritet natyrisht elementit tė spikatur tė Akademisė dhe jo mė kot, dy pjestarė tė ekipit U-19, mbrojtėsi Miloti dhe sulmuesi Pusi, janė grumbulluar me ekipin e parė nė stėrvitjet e Ulqinit. Kėto dy elementė por edhe tė tjerė, tashmė padyshim qė do tė kenė pėr detyrė tė fitojnė trofeun e Kupės sė Shqipėrisė.

Natyrisht qė nuk do tė jetė e lehtė megjithatė, ata do ta provojnė njė gjė tė tillė deri nė fund. Kupa e Shqipėrisė pėr moshat do tė zgjasė disa javė dhe pritet me interes sepse kėtė herė skuadrat e Veriut dhe tė Jugut janė bashkuar nė njė garė tė pėrbashkėt dhe pėr kėtė arsye do tė ketė mė shumė rivalitet megjithatė ekipet e Akademisė Vllaznia janė tė pėrgatitura pėr kėtė gjė.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 2 – 1 EDHE ME APOLONINƋ

Vllaznia U21 vazhdon tĆ« fitojĆ« nĆ« kampionat dhe tĆ« kryesojĆ« me meritĆ« renditjen e kampionatit …