“TE RINJTE DUHET TE KONTRIBUOJNE PER SHQIPERINE”

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën amerikane në Shqipëri Brian Beckmann deklaroi nga Shkodra se në Shqipëri është koha që të rinjtë ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.

“Unë mendoj se e ndjekim këtë gjë prej shumë kohësh dhe ne mendojmë që të rinjtë këtu në Shqipëri janë e ardhmja e vendit dhe kjo është arsyeja përse në mbështesim shumë programe për të rinjtë. Ne shpresojmë që t’i ndihmojmë të rinjtë që të formohen siç duhet dhe t’i japim atyre aftësinë për të ndërtuar ekonominë e vendit këtu në Shqipëri dhe të bëhen qytetar të formuar të vendit dhe t’i ndihmojmë që të rinjtë ta bëjnë Shqipërinë më të mirë”.

Gjatë bisedës me të rinjtë shefi i zyrës së marrëdhenieve me publikun në ambasadën amerikanë mori disa pyetje për reformën në drejtësi duke thënë se në të ardhmen shqiptarët do të kenë një sistem shumë më të mirë apo për krizën politike dhe arsyet përse nuk mbështetet opozita për faktin se ajo që kërkohet është procesi demokratik dhe jo dalja jashtë sistemit duke iu referuar djegies së mandateve të PD dhe LSI, si dhe protestave te opozites.

Lexoni dhe kete

“NUK ME TREMB KJO KLASE POLITIKE, IKJA E RINISE ME TMERRON”

Ikja e të rinjëve më frikëson, ndërsa kjo klasë politike aspak. E frikshme është ikja …