Wednesday , 25 April 2018

TE SHTENA ME ARME ZJARRI NE SHKODER, NJE I PLAGOSUR

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune. Hermes Beqiri 23 vjec është qëlluar me armë zjarri kallashnikov ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19-20 minuta në një lokal pranë “ish- zooteknikës” kur Elvis. H 17 vjec dhe Ditmir. H po 17 vjec kanë qëlluar mbi 20 vjecarin, I cili ndodhej sëbashku me 3 përsona të tjerë brenda ne lokal. Për pasojë ky I fundit ka marrë një plage në bark ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodres, ku edhe I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas bluzave të bardha I riu më pas është transportuar ne Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Sipas efektivëve të policisë, më herët shtetasi Beqiri I cili nuk është I panjohur për policinë e Shkodres pasi ka disa precedente penal, ka patur një konflikt fizikë me dy të rinjte pas një debate për motive banale. I riu pas konfliktit ka qendruar  brenda në lokal ndersa pas disa minutave sipas policisë dy te rinjte jane rikthyer me një motorcikletë dhe janë afruar pranë derës së lokalit ku kanë qëlluar me kallashnikov duke e lënë të plagosur rëndë 23 vjecarin.

Pas ngjarjes autoret janë larguar menjëherë duke shfrytëzuar edhe rrugicat e shumta të zonës ndërsa forca të shumta policie dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në ndjekje të tyre. Policia ka arrestuar autorët pas 3 oresh ndërsa në pranga ka rënë edhe një 21- vjecar për moskallëzim krimi.

Lexoni dhe kete

KAPET ME 3 PAKO ME LENDE NARKOTIKE, ARRESTOHET 26-VJEÇARI

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimijn e një 26-vjeçari që tentoi të kalojë …