Friday , 13 December 2019

TE SHTENA ME ARME GJATE NJE OPERACIONI POLICOR

Tentativa për të arrestuar një përson të shpallur në kërkim në Lezhë është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja është regjistruar paraditen e së hënës pranë stacionit të trenit në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve agjentet e policisë kanë pikasur përsonin në kërkim dhe i kanë kërkuar që të ndalojë, por ai nuk ju është bindur.

Në ndjekje e sipër njëri nga efektivet ka qëlluar me armë zjarri në ajer me qëlim neotralizimin e përsonit në kërkim identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Nga të shtënat është krijuar frike dhe panik në zonen përreth e cila është mjaft e banuar dhe në momentet kur ka ndodhur ngjarja ka patur lëvizje të shumtë të qytetareve.

I kërkuari ka mundur të largohet, ndërsa forca të shumta policia po krehin zonen ku mendohet se au është i fshehur. Sipas policisë përsoni në fjalë është në kërkim, pasi pas një konflikti banal ka dhunuar një përson të cilin e ka goditur me sende të forta.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. …