TË SHTËNA ME ARMË NË LAGJEN “SKENDERBEG” TË SHKODRËS

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Ndaj automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Tauland Pepaj u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri.

Pepaj nuk mori lëndime dhe tashmë policia është në ndjekje të autorit/ve. I riu është me precedent penal pasi më 25 qershor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin R. Th.

Ngjarja ate kohe ndodhi në lagjen ”Bahcallek ”Shkodër ndërsa për Pepajn u vendos masa e sigurise “arrest me burg” për plagosje të rëndë me dashje. Nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura bashkë, ndërsa policia dhe FNSH Shkodër janë në ndjekje të autorëve kurse hyrje-daljet e qytetit janë blinduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia Shkodër dhe FNSh që janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …