Thursday , 15 April 2021

TE SHTENAT ME ARME NE LEZHE, ENDE PA AUTOR

Policia ende nuk ka mundur të identikojë përsonin që qëlloi me bresheri arme pasditen e së martës në Lezhë apo dhe vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave që prej sinjalizimit për krisma armese, blutë janë vënë në lëvizje dhe kanë ushtruar kontrolle në disa banesa përreth lagjes “Gurra”.

Gjithashtu është krehur i gjithë mali i tyrbes nga ku mendohet se është qëlluar me armë zjarri, por nuk është arritur të gjendet ndonjë vendgjarje apo dhe gëzhoja.

Dyshimet janë se mund të jetë qëlluar nga ndonjë përsona në ajer me breshëri automatiku për motive të paqarta i cili ka arritur të largohet.

Të shtënat me armë tronditen Lezhën rreth orës 15:00 të së martes, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetateret kryesisht në lagjen “Gurra”, ku janë dëgjuar më së shumti të shtënat e armës.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …