Breaking News

TË SHTËNAT ME ARMË NË SHKODËR, REAGON ULQINAKU

Për ngjarjen e ndodhur në mes të ditës në qytetin e Shkodrës ka reaguar ish deputetja e PD Izmira Ulqinaku.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ulqinaku shkruan: “Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës! Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit! Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm!”

Lexoni dhe kete

PLAGOSJA NE FUSHE-MAMURRAS, 20 DITE BURG DY TE ARRESTUARVE

Dy të rinjt e arrestuar tre ditë më parë si bashkëpunëtor në plagosjen e dyfishtë …