Thursday , 22 August 2019

TË SHTUNËN GJYSMËFINALJA VLLAZNIA – FLAMURTARI, HOXHA: DO BEJME ME TE MIREN

Të shtunën në orën 10.00 do të zhvillohet në Kamëz ndeshja gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të të rinjve, ajo në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Në kampin shkodran janë në përgatitjet e fundit për këtë takim dhe çdo gjë po shkon ashtu si duhet. Drejtori i Akademisë Qashif Hoxha në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet i bindur tek suksesi i këtij ekipi që ka në përbërje lojtarë të talentuar.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me të ardhmen e këtyre futbollistëve, shumica e të cilëve nuk do të kenë më moshën për të luajtur me këtë ekip sezonin e ardhshëm, drejtori Hoxha shprehet.

Kuqeblutë gjithsesi duken të fokusuar tek gjysmëfinalja e së shtunës ku synojnë daljen në finale dhe më pas edhe fitimin e trofeut, për të kurorëzuar me sukses një tjetër sezon të shkëlqyer që ato kanë zhvilluar edhe sivjet.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME DY BRAZILIANË TË TJERË

Pas Emerson që firmosi pak ditë më parë, mesditën e së mërkurës edhe dy futbollistë …