Sunday , 21 January 2018

TË SHTUNËN MIQËSORE NË ULQIN VLLAZNIA A- VLLAZNIA B

Pasditen e së shtunës, Vllaznia do të zhvillojë të parën ndeshje miqësore në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ulqin. Në mungesë të ndeshjeve miqësore me ekipet malazeze, kundërshtari i saj në këtë miqësore do të jetë “Vllaznia B”. Trajneri Gjoka ka rënë dakord me kolegun e tij Ervis Kraja dhe ekipi që drejtohet nga ky i fundit, do të udhëtojë mesditën e kësaj dite nga Shkodra drejt qytetit bregdetar të vendit fqinj. Sigurisht që stafi teknik i kuqebluve e ka të nevojshme të shohë tashmë skuadrën në fushën e lojës me ndryshimet e fundit që ajo ka pësuar dhe testi më i mirë padyshim që është ndaj një kundërshtari.

Padyshim që e mira do të ishte gjetja e një ekipi më të fortë por siç është bërë e ditur, ekipet malazeze sapo kanë filluar stërvitjen dhe nuk kanë qenë të gatshëm për miqësore. Ndoshta nga java e ardhshme, ato mund të realizohen dhe Vllaznia ka në plan të zhvillojë edhe një apo dy miqësore të tjera para se të kthehet në Shkodër për t’u bërë gati për sfidën e parë të këtij viti, atë që do të luhet më 27 janar në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit.

Në miqësoren e nesërme, padyshim që e rëndësishme është të shihet si do të sillet skuadra në fushë me katër blerjet e reja që ajo ka bërë. Ardhja e Sukajt, Berishës, Malotës e Mersinit, i ka dhënë një formë tjetër edhe formacionit të kuqebluve dhe me interes tashmë është të shihet si do vendoset skuadra në fushën e lojës. Kjo miqësore në fakt, do t’i shërbejë jo pak edhe trajnerit të ekipit B, Ervis Kraja sepse edhe skuadra e tij ka pësuar disa ndryshime dhe për rrjedhojë, përballja me ekipin e parë do ta ndihmojë për të parë gjendjen e saj reale një muaj para nisjes së kampionatit.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …