Wednesday , 2 December 2020

TË SHTUNËN NISIN KAMPIONATET E FUTBOLLIT PËR MOSHAT

Paraditen e së shtunës do të nisin në Shkodër kampionatet e Ligës Amatore për Zonën e Veriut. Gjithçka duket gati për startin tashmë dhe sipas shefit të Zyrës Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit Hysen Zmijani, e veçanta e kampionateve të sivjetme është rritja e ekipit të femrave, nga dy që ka qenë sezonin e kaluar, në gjashtë që do marrin pjesë në kampionatin e tanishëm.

Gjithmonë në nisje të këtyre kampionateve ku do të marrin pjesë mbi 1000 fëmijë, ka nevojë edhe për një mesazh dhe ai që jep i mirënjohuri Zmijani është shumë i veçantë.

Starti i kampionateve të moshave në fakt kërkon përveç të tjerave edhe më shumë terrene sportive sepse pikërisht në këto mosha është e ardhmja e futbollit shkodran.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 5 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Vllaznia U19 vijon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen edhe pas …