Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me aftësi të kufizuara mendore Shkodër. Për përfaqësuesin e Myftinisë Shkodër, Lavdrim Hamja, kjo është një detyrë e secilit prej nesh që të mos harrojmë njeri-tjetrin, sidomos në raste të vështira, ndërsa kryetari i shoqatës Rrok Daka vlerësoi këtë nismë.
Prej ditësh, Myftinia Shkodër po shpërndan pako ushqimore në ndihmë të shtresave në nevojë, në muajin e Ramazanit.
