TEATRI “MIGJENI” BËHET GATI PËR PREMIERËN E RE

Teatri “Migjeni” i Shkodrës ka vendosur që të nis punën për shfaqjen e re teatrore e cila do jepet si premierë sapo të krijohen mundësitë apo të jetë e lejueshme. Është regjisori nga Kosova Fatos Berisha i cili ka përzgjedhur tekstin e Paolo Genovese të cilin e ka ripunuar dhe e ka titulluar “Kutia e Zezë” që do vëhët në skenen e Teatrit.

Drejtoresha e Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se teatri i ka kushtet dhe mundësitë të punohet duke rrespektuar distancimin fizik, ndërsa sa i përket dhënies së premierës kjo do bëhët në varësi të situatës.

Nga ana tjetër Fatos Berisha shprehet se është i gëzuar që rikthehet në Teatrin “Migjeni” më një projekt të ri, dhe se rinisja e jetës artistike dhe në vecanti teatrore rinis pas pandemisë nga Teatri “Migjeni”.

Regjisori Berisha shprehet se pse ka zgjedh tekstin e Paolo Genoveses “Perfect Stranger” të cilin e ka përshtatur për skenë dhe e ka titulluar “Kutia e zezë”. Në shfaqje janë pjesë aktorët e Teatrit “Migjeni” si Rita Gjeka, Kristi Lleshi, Linda Jarani, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa dhe Simon Shkreli.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE NE KURBIN

Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ju është gjendur pranë familjeve në …