TEATRI “MIGJENI” SHFAQ PREMIERËN “KUTIA E ZEZË”

Në një situatë të pazakontë, Teatri “Migjeni” Shkodër sjell shfaqjen e pa zakontë “Black Box-Kutia e zezë” një adaptim skenarit të filmit “Perfect Stranger” nga Paolo Genovese, dhe me regji nga Fatos Berisha. Po aq e pa zakontë ishte edhe premiera e kësaj shfaqje, me karriket bosh dhe me aktorët në skenë.

Drejtoresha e Teatri “Migjeni” Shkodër Rita Gjeka sqaron se premiera e mbyllur është si përmbyllje e procesit pasi në këtë mënyrë shfaqja është e paketuar dhe sapo të lejohet që teatrot të hapen do shfaqet për publikun.

I mësuar me situate të jashtëzakonshme, Regjisori Berisha nisi punën duke qe se është e para shfaqje që nis prova në kohë pandemie dhe I mbyll në po këtë kohë. Ai shprehet se kjo përvojë do mbesin shumë gjatë në kujtesën e tij.

Një shfaqje kamertale që afron spektatorin me publikun, ndërsa ku trajtohet përditshmëria e jonë, ku ngjarja zhvillohet në një darkë, ndërsa celulari- tekonologjia sot është kthyer në kutin e zezë të jetës tonë.

Të gjithë ne kemi sekretet tona, po a duhet të zbulohen, dhe nëse zbulohen sa mardhënie do shkatërrohe. Regjisori Berisha eka zgjedhur në mënyrën më të mire të mundëshme përshtatjen për skenë të skenarit të Genovezes, duke e aktualizuar edhe me situatën në vend.

Blac box ose Kutia e Zezë në të cilën ruhen gjitha secrete, por mjafton një sado I vogel që të shpërbëjë cdo gjë. Në shfaqje marrin pjesë aktorët Rita Gjeka, Linda Jarani, Krist Lleshi, Silvia Kacarosi, Vlashi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli dhe Nikolin Ferketa. Kjo është shfaqja e parë në rajon e cila nisi si prodhim në kohë pandemie dhe përfundoi po në këtë kohë, ndërsa premiera e saj e hapur pritet të jepet në momentin më të parë kur kjo të jetë e mundur.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE NE KURBIN

Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ju është gjendur pranë familjeve në …