TEATRI “TEUTA” I ULQINIT VJEN NE SHKODER ME SHFAQJEN “NANA”

“Nana” ishtet titulli i shfaqjes se teatrit “Teuta” te Ulqinit qe u vendos ne skenen e teatrit “Migjeni” te qytetit te Shkodres pasditen e se Shtunes. Me ane te kesaj shfaqje teatri i Ulqinit vjen per here te pare ne Shqiperi. Shfaqja ”Nana”, me regji te Munib Abazit, flet per jeten e nje familje ne kushte jo shume te mira financiare dhe ndryshimin e gjendjes familjare kur aty shtohet edhe nusja.

Regjisori Abazi tregoi mesazhin qe kerkonte te sillte kjo shfaqje, pra rikthimi tek nena dhe miresjellja ndaj saj, nderkohe u shpreh i pakenaqur per numrin e vogel te publikut ne salle.

Ne kete shfaqje nusja arrin te prish marrdhenien ne mes nenes dhe djalit dhe situata fillon te ftohet deri ne ate pike saqe djali heq dore nga perkujdesja ndaj nenes se tij, dhe vendos te largohet nga shtepia bashke me gruan. Ndersa, çifti u largua nga shtepia perseri nuk arrijne te gjejne qetesi pasi problemi ishte te ata te dy, te cilet nuk arriten kurre te gjejne nje gjuhe te perbashket.

Lexoni dhe kete

BLLOKOHET RRUGA NACIONALE RUBIK-LEZHE

Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej dy ditësh përshkak të rreshqitjes së dherave …