TEK VLLAZNIA ENDE BESOJNË TEK MBIJETESA NË SUPERLIGË

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në përfundim të kampionatit, situata tek Vllaznia nuk është aspak e mirë. Ajo në pozitat aktuale të renditjes duket e rënë nga Superliga megjithatë asgjë nuk ka marrë fund përfundimisht. Janë për t’u luajtur edhe tre ndeshje të tjera dhe padyshim që ekipi shkodran do të tentojë të bëjë mirë detyrat e tij dhe më pas, të presë edhe ndonjë surprizë nga rivalët e tij.

Ankthi i rënies nga Superligë sivjet duket më i madh se kurrë dhe në Shkodër në fakt kanë filluar të ndjehen të dorëzuar. Shumë prej tifozëve apo njerëzve të futbollit duan të bëjnë “koka turku” në këtë periudhë por ka të tjerë që bëjnë thirrje për mbështetje të Vllaznisë edhe këto pak ditë që kanë mbetur nga përfundimi i kampionatit dhe më pas të bëhet analiza. Gjithsesi në rradhët e skuadrës shkodrane ka ende besim se mund t’ia dalin.

Duke filluar nga pasditja e së premtes, ajo ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës me Partizanin e cila do të luhet të dielën pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Trajneri Gjoka ka bërë të ditur se Vllaznia do të tentojë gjithçka në këtë sfidë sepse sipas tij, asgjë nuk ka përfunduar ende.

Për këtë ndeshje, pritet që të shikohet vetëm gjendja e mesfushorit Orelesi nëse do të rikuperohet apo jo ndërkohë që gjithë futbollistët e tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj të kuqve.

 

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL TË RINJ, VLLAZNIA PRETENDON TITULLIN

Basketbolli në Sportklub Vllaznia këtë sezon duket se do të krenohet vetëm me suksesin e …