Monday , 16 September 2019

TEK VLLAZNIA JANË TË BINDUR: E FITOJMË FINALEN NDAJ BYLISIT

Pasditen e së enjtes Vllaznia do të luajë ndeshjen finale të kategorisë së parë ndaj Bylisit pikërisht në orën 16.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kuptohet që objektivi i kuqebluve është i qartë për ta fituar me çdo kusht këtë takim, në rradhë të parë sepse është një trofe dhe së dyti, do të përfitojnë edhe një stimul material.

Në kampin shkodran ka optimizëm për këtë dhe kjo shfaqet që nga administratori Lici dhe deri tek kapiteni Lika.

Për këtë ndeshje, Vllaznia nuk do të ketë të gatshëm portierin Sherri megjithatë kjo nuk përbën ndonjë problem sepse skuadra është e vendosur për ta kaluar me sukses këtë finale, ndonëse nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj ballshiotëve që duken shumë të motivuar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …