TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet të vijnë pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit që është thirrur për më datë 26 qershor. Në opinion është krijuar ideja se në këtë mbledhje do të vendosen pikat mbi “i” për të ardhmen e kuqebluve. Por nga sa bëhet e ditur, në këtë mbledhje të Asamblesë, të paktën nga rendi i ditës që është shpërndarë, ka vetëm një pikë. Atë të miratimit të pasqyrave financiare të vitit 2017, gjë që e kërkon ligji për t’u bërë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit pasardhës. Nuk ka asgjë tjetër të planifikuar. Natyrisht që vetë anëtarët e Asamblesë mund të vendosin për shumë gjëra dhe jashtë rendit të ditës por kjo mbetet për t’u parë.

Nga ajo çfarë është thënë, në këtë mbledhje të Asamblesë do të zyrtarizohen lëvizjet në Këshillin Mbikëqyrës të klubit teksa parashikohet të plotësohet vendi që ka mbetur bosh dhe pse jo, të shtohen edhe anëtarë të tjerë nëse është dakord shumica e anëtarëve të Asamblesë. Pasi të jetë zgjidhur kjo gjë, pastaj pritet emërimi i administratorit të ri të klubit dhe më pas, edhe drejtori sportiv si dhe trajneri i ri i ekipit. Vetëm pasi të jenë plotësuar këto struktura, pritet të caktohet pastaj e ardhmja e Vllaznisë. Të zgjedhurit e rinj do të kenë për detyrë të përcaktojnë politikat që do të ndjekë skuadra për sezonin e ri, atë se cila do të jetë përbërja e saj, kur do të nisë stërvitja, ku do të zhvillohet faza përgatitore e gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës.

Jo më kot, Asambleja e javës së ardhshme pritet me shumë interes nga të gjithë dhe kuptohet që ka për të shkaktuar edhe shumë debate, ashtu siç ndodh gjithmonë sa herë që flitet për Vllazninë. Megjithatë e rëndësishme është që të nisë puna për sezonin e ri dhe kuqeblutë duhet të mendojnë që tani për ngjitjen në Superligë.

Lexoni dhe kete

SITUATA TE VLLAZNIA KALON NE HESHTJE

Situata tek Vllaznia vijon te jetë kaotike. Gjërat akoma nuk kanë lëvizur dhe nuk ka …