TEK VLLAZNIA RIKTHEHET FRIKA E PANDEMISË

Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në Shkodër dhe Shqipëri këto 2-3 ditët e fundit ka bërë që tashmë tek Vllaznia por edhe skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar, askush të mos e ketë mendjen tek rifillimi I kampionatit. Pavarësisht lajmeve se Federata po mendon tjetër gjë, ekipet kanë marrë porosi të mos tolerojnë në daljen e futbollistëve jashtë dhe prandaj dita e zbritjes në fushën e lojës për momentin duket shumë e largët.
Tek Vllaznia ka patur dyshime për infektim të futbollistit të saj Ndriçim Shtubina ngaqë një I afërm I tij ka rezultuar pozitiv, por për fat të mirë lojtari kuqeblu nuk është prekur dhe kjo ka bërë që të qetësohet edhe pjesa tjetër e skuadres dhe po ashtu edhe stafi teknik dhe ai mjekësor. Por kjo nuk do të thotë se një situatë e tillë duhet marrë lehtë.
Ndërkohë, edhe në vende të tjera po mendojnë që kampionati të mos rifillojë. Pas Belgjikës që e mori e para një vendim të tillë duke shpallur madje edhe ekipin kampion, atë që kryesonte aktualisht renditjen, të njëjtën gjë pritet të bëjë në vijim edhe Gjermania.
UEFA nga ana tjetër po insiston madje, duke bërë presion ndaj Federatave që t’I çojnë deri në fund kampionatet dhe në këtë mes ende askush nuk di të thotë saktësisht se çfarë do të ndodhë. E njëjta situatë është edhe në Shqipëri ku dëshira është për ta vazhduar garën deri në fund, por gjithçka varet nga pandemia dhe vendimet që do të marrin organet përkatëse.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …