Monday , 26 October 2020

TEK VLLAZNIA VAZHDON HESHTJA. ENDE ASNJË LËVIZJE

Muaji qershor gradualisht po shkon drejt fundit dhe tek Vllaznia jo vetëm që nuk ka asnjë lëvizje por përkundrazi, kanë filluar edhe polemikat. Drejtori sportiv Eugent Zeka dhe trajneri Armando Cungu përmes mediave kanë dashur t’i tregojnë njëri- tjetrit detyrat që kanë por në fakt kjo gjë ka qenë e pakuptimtë sepse secili e di punën që duhet të bëjë për të mirën e Vllaznisë. Futbollistët presin të lajmërohen se kur do të nisë stërvitja ndërsa stafi teknik prej analizën me drejtuesit e klubit. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i ka bërë thirrje trajnerit të nisë punën me 16 lojtarët që janë aktualisht nën kontratë por në fakt askush e ka vënë ujin në zjarr për këtë punë. Analiza e shumëpritur për t’u zhvilluar edhe në prani të kryebashkiakes Ademi nuk dihet se kur do të zhvillohet.

Kësisoj situata nuk duket shumë e qetë. Lojtarë të veçantë kanë filluar të largohen nga Shodra. Rubin Hebaj e ka bërë i pari këtë gjë duke firmosur në Slloveni. Pas tij, të njëjtën gjë janë duke menduar të bëjnë edhe Arlind Kalaja dhe Erald Çinari. Kjo natyrisht që sjell një zvogëlim të numrit të lojtarëve në dispozicion të stafit teknik. Përditë e më tepër po flitet për një Vllazni me shkodranë në sezonin e ri por në fakt aktualisht nuk ka asnjë prej tyre që ka firmosur apo pritet ta bëjë një gjë të tillë në ditët e ardhshme. Se ku do gjenden lojtarët, kjo mbetet për t’u parë.

E rëndësishme është që skuadra të nisë punën sa më shpejt të jetë e mundur. Trajneri ka deklaruar se futbollistët duhet të jenë në fushën e stërvitjes medoemos në fillimin e muajit korrik. Kjo periudhë nuk është e largët, vetëm një javë. Se çfarë do të ndodhë në shtatë ditët e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë ndonëse situata aktualisht tek ekipi shkodran nuk duket shumë pozitive.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …