TEKSTET E REJA SHKOLLORE

Ka përfunduar cikli i prodhimit të teksteve shkollore të mbështetura në kurrikulën e re. Njoftimi vjen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e cila vijon prej disa muajsh përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor. “Kurrikula e re që synon ndërtimin e kompetencave të komunikimit, logjikës, qytetarisë etj, kishte nevojë për tekste të reja që ndihmonin mësuesit dhe nxënësit për të arritur ato kompetenca. Ndaj morëm tekste nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave”, thuhet në njoftimin e MASR. Po ashtu, sipas ministrisë, në shtator për nxënësit në të gjithë vendin do të ketë 90 shkolla të reja dhe të rikonstruktuara me terrene sportive. Ndërkohë, për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të përfitojnë për herë të parë libra falas, një nismë e cila pritet të zgjerohet më tej.

Sa i takon kategorive të nxënësve që marrin tekste falas, sipas MASR-së disa prej tyre përfshijnë:

Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt
Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje
Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore
Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës
Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit
Fëmijët romë dhe egjiptian
Fëmijët jetim etj

Së bashku me nxënësit e ciklit të ulët, libra falas në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë mbi 2/3 e të gjithë nxënësve që janë pjesë e arsimit të detyrueshëm.

Lexoni dhe kete

NDOTJA NE HIDROVORIN E TALES NE LEZHE

Nje ndotje e madhe mjedisore deri ne alarm bakterologjik rrezikonte nxjerrjen jashte funksioni te Hidrovorit …