Wednesday , 20 September 2017

TEMPERATURAT E LARTA, DISA VATRA ZJARRI NE SHKODER

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga vatra zjarri të cilat vijojnë të jenë aktive në disa zona. Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 vatra. Edhe ne qytetin e Shkodres jane shenuar disa vatra zjarri ndersa flaket kane djegur rreth 1 ha shkurre prane fshatit Beltoje ku jane rrezikuar te digjen edhe varrezat e fshatit. Nderhyrja e zjarrefiksve dhe e banoreve ka neutralizuar vatren e zjarrit.

Edhe prane kanalit te Shtodrit po ne Shkoder prej 3 ditesh vijon te jete active vatra e zjarrit ndersa situta paraqitet problematike pasi zjarrefikesit dhe forcat e ushtrise nuk mund te nderhyjne, e vetmja menyre eshte nepermjet ajrit. Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me bimë medicinale, sherebel. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Lexoni dhe kete

PEDONALE, MJETET BLLOKOJNE QARKULLIMIN

Me nisjen e vitit te ri shkollor 2017-2018 ne shkoder nis edhe kaosi ne qarkullimin …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin