Monday , 11 December 2017

TEMPERATURAT E LARTA, DY RASTE ZJARRESH NE SHKODER

Temperaturat e larta kanë risjelle problemet e zjarrit në të gjithë qarqet e vendit. Vetëm në 24 orët e fundit janë konstatuar 10 vatra zjarrri duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje. Situate problematike paraqitet edhe ne qarkun e Shkodres, ne bashkine e Malesise se Madhe.

Keshtu ne fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Zjarrfikëset e Malësisë së Madhe fikën zjarrin brenda pak minutash duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 3 dynymësh me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe ra zjarr dhe u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me bimë medicinale. Për fikjen e flakëve në të gjithë operacionet janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës.

Lexoni dhe kete

LEZHË, VRITET ME 14 PLUMBA VËLLAI I ISH-DEPUTETIT NDOKA

Ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë pranë banesës Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin