TËRBUNI IA BESON PANKINËN SËRISH KRESHNIK KREPIT

Ndonëse nën drejtimin e tij skuadra ra nga kategoria në fund të sezonit të kaluar, Tërbuni I Pukës me shumë të ngjarë do të drejtohet sërish edhe në sezonin e ri nga trajneri shkodran Kreshnik Krepi. Pritet vetëm zyrtarizimi I tij megjithatë kryebashkiaku I Pukës Gjon Gjonaj që është njëkohësisht edhe president I ekipit, duket se beson shumë tek aftësitë e këtij trajneri. Për këtë arsye, në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi I tij në këtë post edhe për sezonin e ardhshëm. Misioni I pukjanëve është I qartë: rikthimi sërish një kategori më lart dhe këtë detyrë do ta ketë pikërisht njeriu që e drejtoi skuadrën edhe në rënien e saj. Arsyet e rënies së Tërbunit nga kategoria janë të shumta dhe kuptohet që nuk I faturohen trajnerit megjithatë vetë Krepi duket se ka nxjerrë mësimet e duhura nga ai sezon zhgënjyes.

Gjëja e parë që do të bëjë mesa merret vesh është moszhvillimi I stërvitjes në Shkodër siç ndodhi sezonin e kaluar. Po ashtu, pritet që ekipi I ri të mos ketë si bazë formimi futbollistët shkodranë. Kjo ngaqë trajneri ka mbetur I zhgënjyer nga shumica e tyre dhe për këtë arsye, tashmë ka ndër mend ta ndërtojë ndryshe skuadrën. Megjithatë planet përfundimtare ende nuk janë bërë. Drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se Tërbuni duhet rikthyer menjëherë në kategorinë e parë dhe për këtë arsye nuk do të mungojë investimi I Bashkisë së këtij qyteti që është edhe donatori I vetëm I skuadrës. Kryebashkiaku Gjonaj jo më kot ia ka besuar këtë gjë trajnerit Kreshnik Krepi sepse beson se me të në krye të skuadrës ky objektiv do të arrihet. Tifozët pukjanë në fakt kanë qenë shumë të zhgënjyer me skuadrën e tyre dhe veçarisht me futbollistët shkodranë apo dhe trajnerin Krepi.

Madje duke deklaruar se nuk dëshironin t’I kishin më tek Tërbuni. Ky largim mes tyre patjetër që duhet kompesuar dhe trajneri bashkë me futbollistët që do të përzgjedhë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të fitojnë sërish besimin e tifozëve të kësaj skuadre. Kjo do të jetë fitorja e parë e tyre në betejën e vështirë të rikthimit në kategorinë e parë.

Lexoni dhe kete

NË FUNDJAVË KAMPIONATI I ÇIKLIZMIT, VLLAZNIA PRETENDENTE

Këtë fundjavë, pikërisht të shtunën dhe të dielën, në Tiranë do të zhvillohet gara më …